Lidhje

Egjipt: policia është vënë në ndjekje të 9 pakistanezëve


Zyrtarët egjiptianë të sigurimit thonë se policia është vënë në ndjekje të 9 pakistanezëve në lidhje tre shpërthimet e të shtunës që lanë të vrarë rreth 90 vetë pranë vendpushimit Sharm el-Sheikh.

Sot më herët, policia egjiptiane shpërndau fotografi të 6 pakistanezëve që ishin në zonë gjatë sulmeve, por që janë zhdukur që prej atëhere dhe kanë lënë pasaportat në hotel. Burimet thonë se policia rrethoi dy fshatra në Sinai sot, ku mendohej se fshiheshin disa nga të dyshuarit.

Media arabe njoftoi se rreth 100 vetë janë ndaluar, por policia nuk ka lidhur asnjë nga të ndaluarit me sulmet.

Në Uashington, Presidenti dhe zonja Bush vizituan ambasadën e Egjiptit sot për të shprehur ngushëllimet për viktimat e shpërthimeve. Presidenti Bush, i cili bisedoi më parë me Presidentin e Egjiptit, Hosni Mubarak, tha se Shtetet e Bashkuara janë të vendosura të mbështesin popullin e Egjiptit në përpjekjet e tij kundër kësaj lloj dhune.

XS
SM
MD
LG