Lidhje

Marrëveshje për tregëti të lirë mes vendeve të Amerikës Qendrore


Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresit amerikan miratoi me diferencë të vogël votash Marrëveshjen për Tregti të Lirë me Vendet e Amerikës Qendrore.

Anëtarët e Dhomës e miratuan marrëveshjen sot herët në mëngjes me 217 vota pro dhe 215 kundër, pas një dite lobizmi intensiv nga ana e Presidentit Bush dhe ndihmësve të tij kryesorë. Senati tashmë e ka miratuar marrëveshjen, e cila pakëson ose eliminon pengesat tregtare midis Shteteve të Bashkuara dhe 6 vendeve të Amerikës Latine. Marrëveshja do t’i kalojë tani Presidentit Bush për ta kthyer në ligj.

Presidenti Bush tha sot përmes një deklarate se marrëveshja do të jetë në favor të punëtorëve, fermerëve dhe bizneseve të vogla amerikane si dhe do të ndihmojë lulëzimin e demokracisë në Amerikën Qendrore. Kritikët thonë se marrëveshja do të shkaktojë transferimin e vendeve të punës drejt Amerikës Qendrore, ku shumica e punëtorëve kanë paga më të ulta dhe më pak mbrojtje në punë.

XS
SM
MD
LG