Lidhje

Minutat e Hollivudit


Admiruesit e çiftit të pashëm dhe të famshëm Jude Law dhe Sienna Miller, kanë arsye të dëshpërohen, pas lajmeve të fundit për marrëdhënien e tyre.

Disa gra mund të zhyten në dëshpërim dhe të kenë dëshirën të fshihen, kur marrin vesh tradhëtinë e të dashurit të zemrës, aq më tepër kur bëhet fjalë për aktorë të famshëm që e kalojnë jetën para kamerave. Mesa duket Sienna Miller, e fejuara e aktorit Jude Law, nuk bën pjesë në këtë grup. Disa ditë pasi u mor vesh publikisht se Law kishte pasur një marrëdhënie intime me dadon 26 vjeçare të fëmijëve të tij, shtypi britanik publikoi fotografi të Sienës që dukej se ishte duke u puthur me aktorin Orlando Bloom. Të dy ata kanë qenë dikur të dashur. Mendohet që Miller të jetë ndarë me aktorin Jude Law, megjithë ndjesën publike të tij, pas lajmin për tradhëtinë ndaj saj. Sienna dhe Jude ishin takuar gjatë xhirimeve të filmit Alf dhe u fejuan gjatë periudhës së Krishtlindjeve në vitin 2004. Çifti ndiqej gjithandej me admirim dhe Law ishte votuar burri më seksi në botë nga revista People, por njoftimet e fundit e kanë dëmtuar jashtë mase reputacionin e tij.

Për Irakun dhe Afganistanin jemi mësuar rë dëgjojmë vetëm lajme lufte dhe konflikti kohët e fundit, por dy regjisorë të guximshëm kanë gjetur art edhe në ashpërsinë e gjendjes atje. Në një festival ndërkombëtar në New Delhi, janë paraqitur dy filma që e marrin temën nga këto vende. Underexposure është xhiruar në Bagdad pas përmbysjes së Saddam Husseinit, ndërsa filmi dokumentar Djali që luan mbi Budat e Bamijanit është xhiruar në Bamijan para mbërritjes së forcave amerikane të koalicionit. Underexposure është historia e një qyteti të rrënuar, siç është rrëfyer nga një banor i zhytur në ankth. Filmi Djali që luan mbi Budat e Bamijanit tregon jetën e një djali të ri që jeton në shpellat përreth statujave legjendare të shkatërruara nga Talebanët, i cili e gjet veten në mes të kataklizmës të Afganistanit të asaj kohe. Regjisori irakian Oday Rasheed e xhiroi Underexposure me film Kodak që e kishte gjetur nëpër rrugë, pas plaçkitjes së Ministrisë së Kulturës. Shumë pak vetë e kuptonin pasionin e regjisorit për të realizuar filmin, për të cilin disa herë ai vuri jetën në rrezik. Dokumentari pasqyron jetën e miqve dhe fqinjëve të tij, menjëherë pas arritjes së forcave amerikane. Regjisori i filmit Djali që luante mbi Budat e Bamijanit, britaniku Phil Grabsky kishte dashur të dokumentonte jetën e njerëzve në Afganistan. Ai donte të tregonte se sa ndikim kishin ngjarjet atje tek njerëzit. Shkatërrimi i Budave 1600 vjeçare të Bamijanit në vitin 2001 u paqyrua gjerësisht në media, por të paktë janë ata që e dinë se qindra refugjatë që ishin larguar nga fshatrat e shkatërruara nga lufta, kishin shkuar të jetonin në shpellat pranë statujave legjendari. Grabski zgjodhi një djalosh 8 vjeçar si protagonist, Mir Hussainin, i cili duke mos e kuptuar gjendjen e rëndë e ktheu zonën përreth në park lojrash, por lodrat e tij janë plumba dhe municion. Filmi arrin të pasqyrojë pafajësinë dhe të qeshurat e fëmijëve, në mes të vuajtjeve të familjes dhe shpresave të tyre për paqe.

Nga muzika...mesa duket përvoja është diçka e pazëvendësueshme. Këtë e treguan edhe kandidaturat për çmimet e videove më të mira muzikore të MTV-së, ku këngëtarë si Gwen Stefani, Missy Elliot dhe grupi Green Day kryesonin. Green Day mori më shumë kandidatura për çmime, 8 të tillam përfshirë ato për Videon e Vitit, Videon më të mirë për një grup dhe grupi i zgjedhur nga publiku. Për çmimin e videos së vitit, ky grup përballet me Coldplay, Kanye West, Snoop Dog dhe Gwen Stefani. Hollaback e Gwen Stefanit konkurron edhe për Videon më të mirë nga një këngëtare femër, videon më të mirë pop dhe Koreografinë më të mirë. Ajo konkurron për 6 çmime gjithsej ashtu si edhe Missy Elliott. Grupi U 2 konkurron për 5 çmime, ndërsa Coldplay, Jennifer Lopez dhe the Killers, secili nga katër. Edhe Ciara, John Legend, Kanye, the White stripes, 50 cent, Amerie, Destiny’s Child, Eminem, Foo Fighters, Game, Gorillaz, Kelly Clarkson, Ludacris, Mariah Carey, Shakira, Simple Plan, Snoop dhe Usher u kandiduan për më shumë se një çmim.

XS
SM
MD
LG