Lidhje

Policia britanike ka në dorë të katër personat e dyshuar për sulmet


Media britanike dhe zyrtarë italianë thonë se të 4 personat e dyshuar në lidhje me shpërthimet e dështuara të javës së kaluar janë arrestuar tashmë pas operacioneve madhore kundër terrorizmit në Londër dhe në Romë.

Ministri i Brendshëm italian Giuseppe Pisanu tha sot se policia në Romë arrestoi njërin prej të dyshuarve në sulmet e dështuara, në të cilat bombat e vendosura në 3 trena të metrosë dhe në një autobuz të transportit publik nuk u hodhën në erë. Ai e identifikoi personin si Osama Hasain, qytetar britak me origjinë somaleze.

Në Londër, një zëdhënëse e policisë nuk pranoi të komentonte rreth njoftimeve të televizionit se policia në kryeqytetin britanik kishte arrestuar 2 të dyshuar në lidhje me incidentet e 21 korrikut. Por ajo tha se policia arrestoi 3 persona sot në Londrën perëndimore në lidhje me të njëjtat incidente. Policia tha gjithashtu se arrestoi 2 gra në një stacion metroje në një bastisje tjetër, por nuk tha në se ato kishin lidhje me incidentet e 21 korrikut.

Senati italian miratoi një sërë ligjesh më të ashpra anti-terroriste. Ministri i Brendshëm Xhuzepe Pizanu tha se kjo është një ditë e mirë në luftën kundër terrorizmit.

Paketa anti-terroriste duhet të miratohet tani edhe nga dhoma e ulët e parlamentit. Ligjet e reja, ndër të tjera, e bëjnë të paligjshme trejnimin e njerëzve për lëndë shpërthyese që përdoren në sulmet terroriste. Qeveria e kryeminsitrit Silvio Berluskoni e miratoi paketën ligjore javën e kaluar.

Disa italianë thonë se vendi i tyre mund të bëhet objekt i terroristëve, duke sjellë si argument kërcënimet e vendë në faqet islamike të internetit. Italia e mbështeti ndërhyrjen amerikane në Irak dhe ka aty 3 mijë trupa.

XS
SM
MD
LG