Lidhje

Kosova filloi zbatimin e marrëveshjes së tregëtisë së lirë me Maqedoninë


Kombet e Bashkuara thonë se Kosova filloi zbatimin e përkohshëm të marrëveshjes së tregëtisë së lirë me Maqedoninë.

Misioni i UNMIK-ut në Kosovë ve në dukje se zbatimi i marrëveshjes, që u nënshkrua më 28 qershor, do të jetë i përkohshëm në pritje të ratifikimit përfundimtar nga Maqedonia.

Sipas UNMIK-ut, marërveshja do të eliminojë gradualisht tarifat doganore ndaj një sërë mallrash maqedonase, përfshirë artikuj të tillë ushqiqmor si vaj, perime dhe prodhime pularie. Një zëdhënëse tha se marrëveshja, pasi të fillojë të zbatohet do të ketë pak ndikim të menjëhershëm në ekonominë e Kosovës, pasi eksportet e Kosovës në Maqedoni janë shumë të ulta. Zëdhënësja shtoi se synimi i marrëveshjes është të ndihmojë ekonominë e Kosovës duke shtuar eksportet e saj me kalimin e kohës.

XS
SM
MD
LG