Një gjykatës britanik dha urdhër që tre të dyshuar kryesorë në shpërthimet e dështuara të 21 korrikut në Londër, të mos lirohen me kusht, por të mbahen në burg deri në datën e seancës tjetër gjyqësore që do të zhvillohet në muajin nëntor.
Tre të dyshuarit, Ibrahim Muktar Saidin, Remzi Mohamedin dhe Yassin Hassan Omarin, dolën sot para gjykatësit nën masa të rrepta sigurimi. Ata akuzohen për tentativë vrasjeje, konspiracion për vrasje dhe zotërim lëndësh shpërthyese lidhur me përpjekjet për shpërthime më 21 korrik në sistemin e transportit urban. Një i dyshuar i katërt – Hamdi Issac, po mbahet në Itali nga autoritetet, në pritje të një ekstradimi të mundshëm në Britani.
Ndërkohë, një mysliman britanik i dyshuar si ekstremist, doli sot para një gjykate në Londër, pas kërkesës së Shteteve të Bashkuara për ekstradimin e tij nga. Zyrtarët amerikanë e akuzojë të pandehurin, Haroon Rashid Aswat, se është përpjekur të ngrejë një kamp për stërvitjen e terroristëve në Oregon. Njoftimet e gazetave amerikane dhe britanike bëjnë të ditur se i dyshuari mund të jetë organizatori i shpërthimeve vetvrasëse të 7 korrikut në Londër, ku humbën jetën 56 vetë.