Lidhje

Çmimet e naftës arrijnë nivele rekord në tregjet botërore


Çmimet botërore të naftës arritën sot shifra rekord, në gati 64 dollarë për fuçi. Çmimi për naftën e papërpunuar për shpërndarje në të ardhmen shkoi deri në 63 dollarë e 95 centë për fuçi në bursën e New Yorkut.

Analistë thonë se kjo ngritje çmimesh pasqyron shqetësimet në lidhje me sigurinë në Arabinë Saudite, prodhuesi më i madh në botë i naftës. Shtetet e Bashkuara kanë mbyllur përkohësisht ambasadën e tyre në kryeqytetin saudit bashkë me disa zyra të tjera diplomatike në këtë vend pas kërcënimeve për sulme terroriste.

Australia dhe Britania kanë paralajmëruar gjithashtu për sulme të mundshme. Ekspertët thonë se problemet që lidhen me rafineritë e naftës, janë një shkak tjetër për ngritjen e çmimeve. Çmimet e naftës së papërpunuar janë sot të paktën 40 për qind më lart se para një viti.

XS
SM
MD
LG