Lidhje

Autoritetet britanike kanë në plan të dëbojnë 10 shtetas të huaj


Autoritetet britanike ndaluan dhe kanë në plan të dëbojnë nga vendi 10 shtetas të huaj që dyshohet se përbëjnë kërcënim për sigurinë kombëtare. Sekretari i Brendshëm Charles Clarke e bëri njoftimin sot, por nuk i bëri të njohura identitetet e tyre.

Burime qeveritare konfirmuan se mes të ndaluarve është Abu Qatada, i cili kërkoi strehim në Britani duke thënë se persekutohej në Jordani. Autoritetet britanike e kanë cilësuar atë si rekrutuesin më të lartë të Al-Kaidës.

Pas sulmeve me bomba në Londër, Kryeministri Tony Blair shpalli një sërë masash në kuadrin e luftës kundër terrorizmit. Një nga këto masa është dëbimi i të huajve që mbështesin dhunën. Ndërkohë, autoritetet në Liban kanë ndaluar klerikun fondamentalist islamik Omar Bakri Mohammed që është nën hetim në Britani për akuza të lidhura me terrorizmin.

Ai u largua nga Britania javën e kaluar pasi shkaktoi zemërim me deklaratën se nuk do të informonte autoritetet, në se do të kishte njohuri për myslimanë që bënin plane për sulme me bomba.

XS
SM
MD
LG