Lidhje

Një sondë niset drejt planetit Mars


Një sondë u nis drejt planetit Mars, duke shtuar shpresat e shkencëtarëve për të kuptuar më mirë planetin e kuq. Sonda u nis sot, pas shtyrjes dy herë për shkak të difekteve të sistemit.

Synimi i sondës do të jetë të krijojë një hartë të saktë të planetit, të studiojë atmosferën e tij dhe të vazhdojë studimet për shenja uji. Përmes radarëve sonda orbitale do të jetë në gjendje të studiojë shtresat nën sipërfaqen e Marsit.

Sonda është e pajisur me një kamerë të fuqishme që do të dërgojë në tokë fotografi të cilësisë së lartë. Përmes një antene të fuqishme, ajo mund të dërgojë të dhëna në tokë 10 herë më shumë se sa tre satelitët e tjerë që ndodhen tashmë në orbitën e Marsit.

Sonda e re satelit pritet të mbërrijë në planetin e kuq në mars të vitit të ardhshëm dhe do të grumbullojë të dhëna për 2 vjet me radhë.

XS
SM
MD
LG