Lidhje

Shtetet e Bashkuara nuk do të japin më viza pune për vitin 2006


Shtetet e Bashkuara kanë ndërprerë dhënien e vizave të punës H1-B, pasi është arritur kuota prej 65 mijë vizash të tilla për vitin 2006. Agjencia amerikane e emigracionit tha dje se të gjitha kërkesat që janë bërë deri tani, do të duhet të presin për t’u shqyrtuar deri nga fundi i vitit të ardhshëm.

Programi për viza të posaçme pune u jep mundësi kompanive amerikane që të punësojnë punonjës me aftësi të veçanta nga vende të huaja. Bëhet fjalë për persona me talent të veçantë, përfshirë shkencëtarë, inxhinierë, ose programatorë kompjuterash.

65 mijë vizave që jepen çdo vit, mund t’u shtyhet afati deri në gjashtë vjet. Kongresi është ai që vendos sesa viza të tilla jepen, përveç numrit të zakonshëm prej 65 mijë vizash.

Kongresi ka miratuar gjithashtu 20 mijë leje pune shtesë për të huajt me diploma pasuniversitare, ose doktoratura që i kanë marrë nga universitete amerikane.

XS
SM
MD
LG