Lidhje

Grupi i Kontaktit vlerëson punën e institucioneve të Kosovës


Shefat e zyrave të vendeve të Grupit të Kontaktit thanë sot se hapat e fundit të institucioneve vendase të Kosovës për të vendosur dialog me komunitetet dhe për të filluar një fazë të re të decentralizimit të pushtetit, e kanë vënë Kosovën në rrugën e duhur, drejt periudhës së fillimit të zgjidhjes së statusit të saj politik.

Këto komente pasuan një takim të diplomatëve ndërkombëtarë më kryeministrin e Kosovës për të debatuar zhvillimet e fundit. Shefi i zyrës amerikane në Prishtinë, Philip Goldberg tha se është shumë e rëndësishme që çështja e decentralizimit është bërë pjesë e dialogut, meqë ky proces nuk është dicka që mund të imponohet por duhet të zbatohet nëpërmjet bisedimeve tha ai.

“Ne besojmë se përpjekjet e qeverisë dhe të kryeministrit gjatë javëve të fundit, tregojnë se Kosova është në rrugë të duhur. Ambasadori Kai Eide është ai që po vlerson cështjen e përparimit që do të cojë kah zgjidhja e statusit, por zhvillimet e fundit po cojnë drejt përmbushjes së këtij qëllimi”, tha zoti Goldberg.

Kryeministri i Kosovës Bajram Kosumi tha se plani I ri i decentralizimit është varianti më I mirë për të gjitha komunietetet.

“Ne ftojmë edhe një herë partitë politike serbe ta vazhdojnë diskutimin e filluar rreth këtij projekti”, tha kryeministri Kosumi duke shfaqur shpresën se përfaqësuesit e komunitetit serb do të përfshihen në këtë proces.

Grupi i Kontaktit brenda muajit të fundit ka takuar disa herë me radhë qeverinë e Kosovës për ta qortuar atë për sic është thënë, ngadalësimin e përmbushjes së standardeve, posacërisht të decentralizimit.

Tani sipas autoriteteve ndërkombëtare por edhe atyre vendase, çështja qëndron tek vendimet e përfaqësuesve të komunitetit serb.

XS
SM
MD
LG