Lidhje

Kosumi: tensionet shkaktohen nga prapavija politike e Beogradit


Kryeministri i Kosovës, Bajram Kosumi tha se tensionet midis qeverisë së tij dhe pakicës serbe shkaktohen nga axhenda politike e Beogradit.

Në një intervistë eksluzive për Zërin e Amerikës, zoti Kosumi u bëri thirrje serbëve të Kosovës të mos marrin vendime të dirigjuara nga Beogradi por të vendosin vetë për çështjet e tyre.

Në fillim të këtij muaji, udhëheqës të moderuar të pakicës serbe hodhën poshtë planin e decentralizimit të ofruar nga qeveria e Kosovës dhe kërkuan lëshime të tjera.

Komuniteti ndërkombëtar po u bën trysni udhëheqësve të shqiptarëve të Kosovës që të garantojnë të drejtat e pakicave përpara hapjes së bisedimeve të planifikuara për këtë vit lidhur me statusin përfundimtar.

XS
SM
MD
LG