Lidhje

Qeveria palestineze do të marrë nën kontroll territorin ku ishin vendbanimet izraelite


Udhëheqësi palestinez Mahmoud Abbas nënshkroi sot një dekret që i jep qeverisë së tij kontroll mbi të gjitha tokat dhe pasuritë e lëna pas nga banorët izraelitë të evakuuar nga Rripi i Gazës dhe nga pjesë të Bregut Perëndimor.

Një përqindje e vogël e tokave ka qenë pronë e palestinezëve para se të pushtoheshin nga Izraeli dhe zoti Abas ka caktuar një komision ministror për të vendosur mbi pretendimet pronësore nga ana e individëve palestinezë.

Deri dje pasdite, trupat izraelite kishin evekuuar 17 nga 21 vendbanimetg në Rripin e Gazës. Në Bregun Perëndimor, kolonët u larguan vullnetarisht nga 2 prej katër enklavave që duhet të evakuohen.

Dy të tjerat do të evakuohen javën e ardhëshme. Autoriteti palestinez ka thënë se pas shkatërrimit të shtëpive në vendbanimet hebraike, aty do të ndërtohen apartamente banimi shumë katëshe për të plotësuar nevojat e banimit për më shumë se 1 milion banorët e Gazës.

XS
SM
MD
LG