Lidhje

Rolling Stonsat fillojnë turneun në Boston


Super yjet britanikë të muzikës rock and roll, the Rolling Stones filluan turneun e tyre më të fundit botëror me një koncert në Boston të shtetit amerikane Masaçusets, duke interpretuar këngët e tyre, që vazhdojnë të jenë të sukseshme për më shumë se 4 dekada.

Këngëtari kryesor, Mick Jagger, kitaristët Kith Richards dhe Ron Woods dhe xhez-bandisti Çarli Watts dhanë një koncert shumë energjik në Parkun Fenway duke argëtuar 36 mijë dashamirës. 62 vjeçari Jagger nuk pushoi së kënduari e kërcyeri nga njëra anë e skenës gjigande në tjetrën, duke mos treguar asnjë shenjë të moshës së tij.

Në koncertin e pasur, i shoqëruar me fishekzjarre, Rolling Stonesat filluan me këngën e njohur Start Me Up. Ata interpretuan më shumë se 20 këngë, duke e përfunduar koncertin me këngën You Can’t Always Get What You Want. Gjatë këtij turneu, Rolling Stonesat do të japin 42 koncerte në 37 qytete të botës.

XS
SM
MD
LG