Lidhje

Udhëheqësit irakianë shtynë edhe një herë afatin për miratimin e projekt-kushtetutës


Udhëheqësit irakianë shtynë edhe një herë afatin për miratimin e projekt-kushtetutës. Koalicioni kurd-shiit i cili e paraqiti projekt-kushtetutën po shpreh optimizëm se brënda pak ditësh mund të arrihet një marrëveshje. Por udhëheqësit e pakicës suni kanë lenë të kuptohet se për arritjen e një klompromisi mund të merrë shumë kohë.

Për të dytën herë brënda një jave, udhëheqësit irakianë vendosën në minutën e fundit të mos votojnë për projekt-kushtetutën. Parlamentit iu paraqit projekti mbrëmë vonë pak para skadimit të afatit në mes-natë.

Por më pas, kryetari i parlamentit Hajim al-Hassani tha se do të duhen edhe 3 ditë për zgjidhjen e mosmarrëvshjeve, duke shfaqur interesim për miraitmin e një kushtetute, që siç tha ai, do t’i kënaqte të gjithë.

Përfaqësuesit e pakicës suni të cilët nuk ishin të kënaqur me projekt-kushtetutën. Kundërshtimi i tyre kryesor është koncepti i federalizmit i cili krijon shtete autonome në rajonet e pasura me naftë në veri dhe në jug që do të kontrolloheshin nga kurdët dhe shiitët, duke u lënë sunive rajonin e varfër qendror të vendit.

Para vendimit të mesnatës, Presidenti Bush u shpreh se për hartimin e kushtetutës kërkohen debate dhe kompromise. Ai lavdëroi irakianët për përpjekjet e tyre. “Tani udhëheqësit irakianë po sfidojnë edhe një herë terroristët dhe pesimistët duke përfunduar punën për një kushtetutë demokratike. Krijimi i i një kushtetute demokratike do të jetë një ngjarje e madhe në historinë e Irakut dhe të Lindjes së Mesme”, tha presidenti Bush.

Adminsitrata e Presidentit Bush i kishte bërë presion qeverisë irakiane për t’i qëndruar besnike afatit të caktuar për hartimin e ksuhtetutës. Por sigurimi i mbështetjes së sunive shihet si kyçi për t’i dhënë fund kryengritjes së dhunshme e cila udhëhiqet nga ekstremistët suni.

Presidenti Bush shprehu besimin se grupet e ndryshme irakiane do të arrijnçë t’i sheshojnë mosmarrëveshjet. “Të gjitha grupet kryesore etnike e fetare irakiane po punojnë së bashku për këtë projekt me rëndësi jetike. Të gjithë kanë bërë hapa të guximshëm për t’iu bashkuar procesit politik. Ata së bashku do të hartojnë një kushtetutë e cila pasqyron vlerat dhe traditat e popullit irakian.”

Përveç çështjes së federalizmit, disa probleme tjera të vështira janë ndarja e pushtetit midis presidentit, parlamentit dhe kabinetit, ç’do të bëhet me anëtarët e partisë Baath të Saddam Husseinit, çfarë roli do të ketë feja islame si burim ligjshmërie dhe çfarë ndikimi mund të ketë kjo përsa u përket të drejtave të grave.

XS
SM
MD
LG