Lidhje

De Kermabon: pengesat në lirinë e lëvizjes në Kosovë janë më tepër psikologjike


Komandanti i forcave paqeruajtëse të udhëhequra nga NATO-ja në Kosovë, gjenerali Yves de Kermabon, tha sot se pengesat ne lirinë e lëvizjes për pakicat kombëtare në Kosovë janë më shumë psikologjike sesa reale.

Pak ditë para se t’i jap fund misioni të tij në Kosovë, gjenerali de Kermabon tha se është qëndrim i qartë i bashkësisë ndërkombëtare se nuk do të ketë ndarje të Kosovës, kështu që edhe qyteti i Mitrovicës është pjesë e Kosovës, ndonëse është problemi më i vështirë i misionit ndërkombëtarë në Kosovë.

Ai tha se statusi i Kosovës është çështje që u takon politikanëve dhe jo ushtarakëve, por nga ky status tha ai do të varet edhe statusi i Trupave Mbrojtëse të Kosovës, një organizatë që sipas tij ka një rol shumë të rëndësishëm në fushën e sigurisë.

Gjenerali de Kermabon tha se gjykuar nga zhvillimet nëpër të cilat do të kalojë Kosova në çështjen përcaktimit të statusit përfundimtar, gjatë muajve të ardhshëm nuk do të ketë ndryshime në numrin e pjesëtarëve të forcave paqeruajtëse.

XS
SM
MD
LG