Lidhje

Kryeministri i Serbisë përjashton Partinë Socialdemokrate nga koalicioni i tij


Kryeministri i Serbisë, Vojisllav Koshtunica përjashtoi Partinë Socialdemokrate nga koalicioni i tij në fuqi pasi anëtarë të kësaj partie votuan kundër qeverisë lidhur me projektligjin për privatizimin e një firme nafte.

Në një deklaratë të qeverisë thuhej se vendimi në fakt detyron shkarkimin e zyrtarit të kësaj partie Nebojsha Çoviç nga posti i tij si kreu i një komisioni qeveritar për marrëdhëniet me Kosovën. Deklarata bën të ditur gjithashtu fillimin e procedurave për zëvendësimin e zotit Slobodan Orliç si zyrtari i ngarkuar me informimin për qeverinë e Serbisë dhe Malit të Zi.

XS
SM
MD
LG