Lidhje

Minutat e Hollivudit


Gazetat që merren me skandalet mes artistëve, do të mendohen mirë para se të shkruajnë herë tjetër për këngëtarin Justin Timberlake. Ose të paktën njëra prej tyre që i kërkoi ndjesë atij. Ndërkohë një komedi e re po nxjerr në pah talentin e aktorit Steve Carrell. Dhe në fund, një lidhje paksa e veçantë: Një violiniste depërton në botën e hip-hopit.

Këngëtari Justin Timberlake e pranoi ndjesën dhe dëmshpërblimin nga një gazetë sensacionaliste e cila kishte botuar një lajm të pavërtetë, sipas së cilit ai kishte tradhëtuar të dashurën Cameron Diaz me një modele britanike. Timberlake kishte depozituar një padi në Gjykatën e Lartë të Londrës mbi pretendimin se ai kishte patur një histori të shkurtër me modelen Lucy Clarkson, botuar nga gazeta News of the World. Një jurist i shtëpisë botuesve tha se gazeta kërkon ndjesë për shqetësimin dhe turpin e shkaktuar nga artikulli dhe e pranon plotësisht se akuzat ishin pa bazë. Edhe vetë modelja e pranoi se e kishte sajuar historinë për një marrëdhënie. Agjencia që boton gazetën dhe Clarkson kanë rënë dakord t’i paguajnë një dëmshpërblim këngëtarit, por shuma nuk është deklaruar. Ata do të mbulojnë gjithashtu shpenzimet për çështjen legale.

Aktori Steve Carrell po e realizoi me sukses rolin e tij të parë si personazh kryesor në filmin The 40 Year Old Virgin, 40 vjeç dhe i virgjër. Në tri ditët e para që filmi u shfaq në kinema filmi solli 20.6 milionë dollarë në bileta të shitura, duke u bërë filmi me më shumë bileta të shitura në Amerikën e Veriut. Carrell është bashkëautor i skenarit me Judd Apatown që për herë të parë drejton gjithashtu një film.Ai interpreton rolin e Andy Sitzerit, një shitës në një dyqan paisjesh elektronike, rreth të dyzetave. Shokët e tij të punës mësojnë se ai nuk ka patur kurrë marrëdhënie intime me një grua dhe përpiqen të gjejnë një mikeshë për të. Por përpjekjet e tyre janë të pasuksesshme deri sa ai takon Trishën, interpretuar nga Chatherine Keener, një grua e divorcuar me tre fëmijë. Kritikët në përgjithësi e kanë vlerësuar filmin. New York Times-i e quan një komedi tërheqëse dhe është shprehur se suksesi i saj, i atrbuohet në pjesë të madhe Steve Carrellit. New York Daily News shkruan se interpretimi i Carrellit është një sukses dhe se ai krijon një personazh që do të ishte patetik, nëse nuk do të ishte aq i këndshëm. Filmi filloi të shfaqej në Amerikë më 19 gusht dhe në shtator fillon të shfaqet në shtator.

Nuk ndodh shpesh që një violinist të ketë mik dhe koleg këngëtarin e hip-hopit Kanye West. Në fakt ka mundësi që Miri Ben Ari të jetë e vetmja. Violinistja hip-hop nga Izraeli ishte javën e kaluar në Los Angeles për të xhiruar një video të re muzikore për diskun e saj të parë të titulluar “Violonistja hip-hop”. Videoja e titulluar we gonna win, ne do të fitojmë u bë e mundur me mbështetjen e Reebokut, gjë që shënën herën e parë që kjo kompani sponsorizon një video muzikore. Ben Ari shfaqet ne pamjet e saj e veshur me Reebok, duke filluar nga një bluzë tërheqëse deri tek çizmet e gjata. Megjithëse Ben Ari nuk ka patur më parë disqe të prodhuara në Amerikë, ajo u bë e famshme falë shfaqjes në këngën e Twistës Overight Celebrity dhe në diskun e suksesshëm të Westit The College Dropout. Ben Ari luajti muzikën e harqeve për suksesin e Alicia Keys Fallen në 2001 dhe është shfaqur në shumë ceremoni muzikore. Nuk ka dyshim që ajo ka vendosur një urë mes dy botëve që në pamje të parë janë të largëta: muzikës klasike dhe hip-hopit.

XS
SM
MD
LG