Lidhje

Rusia shpreh keqardhje për ndalimin e 2 senatorëve amerikanë


Rusia shprehu keqardhje për ndalimin e 2 senatorëve amerikanë në një aeroport për 3 orë dje dhe për lejimin e aeroplanit të tyre ushtarak që të largohej. Ministria e jashtme ruse tha sot se aeroplani nuk u lejua të nisej sepse zyrtarët e aeroportit në Perm nuk i njihnin procedurat e sakta për aeroplanë ushtarakë në fluturime ndërkombëtare.

Delegacioni amerikan, në përbërjen e të cilit ishin edhe senatorët amerikanë Richard Lugar nga shteti Indiana dhe Barack Obama nga shteti Ilinoi, u ndalua nga zyrtarët e sigurimit rus për 3 orë para se të lejohej të vazhdonte udhëtimin. Kur mbrriti sot në Ukrainë, senatori Lugar, kryetar i komisionit të senatit për marrëdhëniet me jashtë, u tha gazetarëve se ende nuk i është dhënë një shpjegim rreth vonesës së madhe që iu shkaktua dje në qytetin Perm të Rusisë perëndimore.

Dy senatorët qëndruan për 3 ditë në Rusi, ku vizituan vendet ku mbahen mbushjet bërthamore para se ato të shkatërrohen. Senatorët amerikanë po marrin pjesë në një inspektim të ngjashëm në Ukrainë. Më pas ata do të shkojnë në Azerbaixhan për të parë një qendër bërthamore ish sovjetike.

XS
SM
MD
LG