Lidhje

Prokurorët e Hagës kërkojnë 20 vjet burgim për Fatmir Limajn


Prokurorët në gjykatën e Hagës kërkuan afate burgimi deri në 20 vjet për tre ish pjestarë të UÇK-së, ndaj të cilëve po zhvillohet gjyq për krime lufte.

Prokurorët kërkuan dënimin më të gjatë – 20 vjet burg, për Fatmir Limajn i cili ka qenë komandant i një burgu në Llapushnik. Ai akuzohet për torturim dhe vrasje të të burgosurve serbë.

Prokurorët kërkuan 18 vjet burgim për vartësin e zotit Limaj Haradin Bala dhe 15 vjet për një tjetër vartës, Isak Musliu. Akuzat lidhen me rolet e tyre në ekzekutimet e të burgosurve në kamp.

XS
SM
MD
LG