Lidhje

Presidenti Bush kthehet në Uashington për të mbikqyrur përpjekjet e shpëtimit


Autoritetet po përpiqen të arrijnë tek njerëzit që kanë mbetur gjallë si dhe të rivendosin rendin në zonën përgjatë Gjirit të Meksikës pas dëmeve të shkaktuara nga uragani Katrina.

Presidenti i ndërpreu pushimet dhe u kthye në Washington sot. Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë tha se zoti Bush do të kryesojë një takim të zgjencive federale për të diskutuar mbi përpjekjet për të ndihmuar përgjatë bregdetit jugor të Shteteve të Bashkuara.

Errërat dhe shirrat e rrëmbyer të uraganit kanë lënë qindra mijëra njerëz të pastrehë dhe pa ujë e ushqime. Rreth 80 përqind e qytetit, që është nën nivelin e detit, është përmbytur nga uragani Katrina, ndërsa inxhinjerët përpiqen të riparojnë digën kryesore të dëmtuar nga stuhia.

Punonjësit e operacioneve të shpëtimit njoftojnë se kanë parë disa trupa pa jetë në New Orleans dhe qytete të tjera të dëmtuara nga uragani, po nuk ka pasur ende njoftim zyrtar rreth numrit të vdekjeve. Në zonat e papërmbytura, policia po përpiqet të parandalojë plaçkitjet, që filluan dje.

XS
SM
MD
LG