Lidhje

Irakianët mbajnë zi për rreth 1 mijë pelegrinët shiitë të vrarë dje


Irakianët mbajtën sot zi për rreth 1 mijë pelegrinët shiitë që gjetën vdekjen dje të shtypur nga turma, gjatë një ceremonie fetare në një urë të Bagdatit.

Shumë nga të vdekurit u dërguan në qytetin e shenjtë të Naxhafit për varrim.

Zyrtarët thonë se shumë njerëz po kërkojnë të afërmit e tyre që rezultojnë të zhdukur dhe nga Lumi Tigër vazhdojnë të nxirren trupa pa jetë.

Kryeministri i Irakut Ibrahim al-Jafari ka dhënë urdhër që të kryhen hetime për ngjarjen dhe tha se qeveria do t’i japë secilës prej familjeve të viktimave nga 2000 dollarë ndihmë.

Shumica e të vdekurve ishin gra, fëmijë dhe të moshuar, që u shkelën nga turma ose u shtynë në lumin Tigër.

Paniku shpërtheu pas zërave se mes turmës kishte njerëz që mund të kryenin shpërthime vetvrasëse. Por siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës në Bagdat, disa zyrtarë irakianë dhe zyrtarë ushtarakë amerikanë i kanë vënë në pikëpyetje disa nga hollësitë e incidentit.

XS
SM
MD
LG