Lidhje

Putin: autoritetet nuk mund të garantojnë siguri të plotë nga terrorizmi


Presidenti rus Vladimir Putin tha se autoritetet nuk mund të garantojnë siguri të plotë nga terrorizmi për njerëzit e tyre por ai u zotua për një hetim të plotë rreth masakrës së vitit të kaluar në shkollën e Beslanit.

Zoti Putin i tha një delegacioni nënash, të cilave iu vranë fëmijët në masakrën e shkollës së Beslanit, se vende të tjera si Britania, Spanja dhe Shtetet e Bashkuara kanë vuajtur nga sulme massive terroriste.

Ai tha se I kuptonte ndjenjat e tyre dhe u përpoq t’I siguronte se autoritette do të punojnë intesnivisht për të zbuluar nëse paaftësia e zyrtarëve kishte kontribuar në vdekjet e Beslanit.

Nënat e fëmijëve vazhdimisht kanë fajësuar zotin Putin dhe qeverinë ruse se nuk bënë sa duhet për të parandaluar sulmin dhe për operacionin e shpëtimit, që ata thonë se ishte i paorganizuar mire.

330 persona, shumica nxënës humbën jetën, kur policia ndërhyri për zgjidhjen e krizës së pengjeve në shkollën e Beslanit.

Një delegacion nënash, të cilave iu vranë fëmijët në masakrën e shkollës së Beslanit, vitin e kaluar po shkojnë sot në Moskë për një takim me presidentin rus, Vladimir Putin. Takimi bëhet ndërsa vendi përkujton njëvjetorin e tragjedisë. Shumë nga prindërit prej kohësh kishin kërkuar një takim me zotin Putin për të shprehur pakënaqësinë ndaj mënyrës sesi qeveria reagoi ndaj incidentin, Ata fajësojnë qeverinë dhe udhëheqësin rus se nuk bëri aq sa duhet për të parandaluar sulmin dhe për operacionin e shpëtimit, që ata thonë se ishte i paorganizuar mirë. Delegacioni kërkon gjithashtu publikimin zyrtar të rezultateve të hetimit. 330 persona, shumica nxënës humbën jetën, kur policia ndërhyri për zgjidhjen e krizës së pengjeve në shkollën e Beslanit.

XS
SM
MD
LG