Lidhje

Vazhdojnë ofertat për ndihma nga vende të ndryshme pas goditjes së uraganit


Vende në mbarë globin vazhdojnë t’u ofrojnë Shteteve të Bashkuara fonde dhe ndihma për të përballuar pasojat e Uraganit Katrina. Sot Kuvajti u zotua të dhurojë naftë dhe nënprodukte të saj si dhe ndihma të tjera me një vlerë prej 500 milion dollarësh. Ministri kuvaitian i energjisë e përshkroi këtë gjest si një detyrë ndaj një vendi mik. Një koalicion i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara çliroi Kuvaitin nga pushtimi irakian me luftën e Gjirit Persik në vitin 1991.

Katarri, një tjetër vend në Gjirin Persik, ka ofruar ndihma me vlerë prej 100 milion dollarësh. Ndërkaq, Bashkimi Evropian tha se zyrtarët amerikanë kanë kërkuar furnizime me artikuj si batanike, paketa të ndihmës së shpejtë, çisterna me ujë të pishëm dhe ushqime.

Më shumë se 50 vende kanë orfuar ndihma humanitare që pas goditjes së Uraganit Katrina në brigjet e Gjirit të Meksikës të hënën e kaluar, përfshirë edhe vende që ende nuk kanë kapërcyer pasojat e cunamit të dhjetorit 2004 në Azi. Sekretarja amerikane e Shtetit Kondoliza Rajs tha se zyrtarët po punojnë për t’i kanalizuar këto ndihma ndaj nevojave konkrete.

XS
SM
MD
LG