Lidhje

Presidenti Bush emëron gjykatësin Roberts si kryetar të Gjykatës së Lartë


Presidenti Bush emëroi anëtarin e Gjykatës së Apelit John Roberts si kryetar të ardhshëm të Gjykatës së Lartë. Presidenti tha të hënën në Shtëpinë e Bardhë se gjykatësi Roberts ka dhuntitë e një udhëheqësi dhe njihet për vullnet të mirë dhe për fisnikëri ndaj të tjerëve. Posti i kryetarit të Gjykatës së Lartë mbeti bosh të shtunën, pas vdekjes së gjykatësit William Rehnquist në moshën 80 vjeçare nga kanceri i tiroideve. Presidenti Bush e kishte emëruar më parë gjykatësin Roberts për të zëvendësuar gjykatësen Sandra Day O’Connor e cila njoftoi se do të dilte në pension. Presidenti do të paraqesë tani një kandidat tjetër për postin e gjykatëses O’Connor. Presidenti theksoi se gjykatësi Roberts kishte punuar më parë si asistent ligjor i gjykatësit Rehnquist dhe tha se zoti Rehnquist duhet zëvendësuar nga një njeri që ka të njëjtin nderim për kushtetutën.

Duke emëruar zotin John Roberts si kryetar të Gjykatës së Lartë, Presidenti Bush i bëri thirje Senatit të veprojë pa vonesë për të konfirmuar kandidaturën e tij para fillimit të sesionit të ri të Gjykatës së Lartë më 3 tetor. "Gjykatësi Roberts ka fituar besimin e vendit. Kam kënaqësinë të njoftoj se do ta emëroj atë si Kryetarin e 17 të Gjykatës së Lartë të Shteteve të Bashkuara. Vdekja e Kryetarit të kësaj Gjykate William Rehnquist lë bosh postin qendror vetëm 4 javë para fillimit të sesionit të Gjykatës. Eshtë në interes të Gjykatës dhe të vendit që posti i Kryetarit të jetë mbushur në ditën e parë të sesionit," tha presidenti.

Presidenti e kishte emëruar fillimisht gjykatësin Roberts për të zëvendësuar gjykatësen Sandra Day O’Connor e cila njoftoi dy muaj se do të dilte në pension. Kandidatura e zotit Roberts, e cila nuk ka ngjallur kritika të ndezura. Ndërsa senati përgatitet për të hapur debatin për procesin e miraitmit të kandidaturës së zotit John Roberts si kryetar i Gjykatës së Lartë dhe presidenti duhet të paraqesë një kandidat tjetër për të zëvendësuar gjykatësen Sandra Day O’Connor, kryetari i gjykatës Renkuist po nderohet për shërbimin e tij për një kohë të gjatë në Gjykatën e Lartë dhe për trashëgiminë e tij.

Kryetari i Gjykatës së Lartë të Shteteve të Bashkuara William Rehnquist vdiq të shtunën, një muaj para se të fillonte mandatin e 34 në gjykatën më të lartë të vendit. Në komentet që bëri në Shtëpinë e Bardhë, presidenti Bush e cilësoi vdekjen e zotit Rehnquist një humbje të madhe për vendin. BUSH “Ai ishte shumë i respektuar për intelektin tij të fuqishëm. Ai respektohej për angazhimin e tij të madh ndaj shtetit ligjor dhe për përkushtimin e tij të pa masë ndaj detyrës që kishte. Unë do të zgjedh sa më parë një person tepër të kualifikuar për të zënë vendin e kryetarit të gjykatës Renkuist.”

Pasi u amërua anëtar i Gjykatës së Lartë në vitin 1971, William Renkuist u ngrit në postin e kryetarit të gjykatës në vitin 1986 nga presidenti i atëhershëm Ronald Reagan. Kur filloi punën e anëtarit të gjykatës ai ishte i vetmi anëtar me pikëpamje konservatore në Gjykatë lidhur me një numër çështjesh. Por kjo filloi të ndryshonte, me përfshirjen në Gjykatë të anëtarëve të tjerë më konservatorë në vitet 70-të dhe 80-të. Charles Fried është profeson i së drejtës kushtetuese në Universitetin Harvard. “Në vitet 60-të, Gjykata e Lartë amerikane përbëhej nga anëtarë ekstremë liberalë dhe emërimi i zotit Renkuist bëri që gjykata të lëvizte drejt qëndrës. Dhe kjo është trashëgimia e tij e madhe sepse shumë gjëra të rëndësishme kanë ndodhur në Gjykatën e Lartë dhe janë ende të ligjshme si rezultat i emërimit të zotit Renkuist në gjykatë. Dënimi me vdekje për shembull është ende i ligjshëm, megjithëse është gjithnjë nën një mbikqyrje të reptë.”

Kryetari i Gjykatës së Lartë Renkuist po kujtohet gjithashtu për përkushtimin dhe rolin udhëheqës që ai tregoi gjatë 33 vjetëve që shërbeu në këtë institucion. Megjithëse u diagnostikua me kancer në tiroide në tetor të vitit të kaluar, ai vendosi ta vazhdonte punën deri në ditën e fundit të jetës. Derisa të konfirmohet kryetari i ardhshëm i Gjykatës së Lartë, këtë post e mer automatikisht anëtari më me përvojë i gjykatës së lartë, John Paul Stevens. Ai është 85 vjeç dhe u emërua si anëtar i Gjykatës së Lartë në vitin 1975 nga presidenti i atëhershëm, Gerald Ford.

XS
SM
MD
LG