Lidhje

Uashington: Takim Bush-Buçkovski në tetor


Shtëpia e Bardhë tha se presidenti Bush do të presë kryeministrin e Maqedonisë Vlado Buçkovski në Uashington muajin e ardhshëm.

Përmes një deklarate Shtëpia e Bardhë thotë se Presidenti Bush do të takohet me zotin Buçkovski më 27 tetor për bisedime mbi një aspekt të gjerë çështjesh, përfshirë të ashtuquajturin zotim të përbashkët drejt lirisë dhe demokracisë në Evropën Juglindore.

Shtëpia e Bardhë e cilëson republikën ish-jugosllave si një aleate të afërt të Shteteve të Bashkuara e cila po jep një ndihmë të rëndësishme për paqen në rajon.

XS
SM
MD
LG