Lidhje

Rusia e interesuar për ndërtimin e naftësjellësve përmes Greqisë


Presidenti i Rusisë Vladimir Putin u bë udhëheqësi i parë rus që viziton manastiret ortodokse në Malin Athos të Greqisë veriore. Zoti Putin arriti sot në komunitetin 1 mijë vjeçar pranë Selanikut, i cili përfshin 20 manastire dhe ku jetojnë një numër murgjish rusë.

Zoti Putin tha sot se Rusia gjithnjë ka patur lidhje të fuqishme me Malin Athos dhe vazhdimisht ka ushqyer adhurim dhe respekt të madh për murgjit e atjeshëm.

Presidenti rus, i cili ndodhet në Greqi për vizitë pune, pati dje bisedime me kryeministrin Costas Karamanlis lidhur me projekte energjitike dhe me Qipron. Zoti Putin tha se Rusia është e interesuar për ndërtimin e naftësjellësve dhe gazsjellësve që kalojnë përmes Greqisë por që sipas tij janë me përfitim për gjithë Evropën.

XS
SM
MD
LG