Lidhje

NATO fillon bisedime jozyrtare mbi përdorimin e forcave


Ministrat e Mbrojtjes të NATO-s filluan dy ditë bisedime jozyrtare që pritet të përqëndrohen në zgjerimin e misionit të aleancës në Afganistan dhe modernizimin e forcave të saj. Me të mbërritur në Berlin për takimin, Sekretari i Mbrojtjes Rumsfeld bëri thirrje për më tepër zhdërvjellësi për trupat e NATO-s që kryejnë misionet e tyre paqeruajtëse në Afganistan. Ai sugjeroi në veçanti që me kalimin e kohës, Aleanca të zhvillojë më tej aftësinë e saj kundër terrorizmit. Ai tha se aftësia ushtarake e vendeve të NATO-s duhet t’i përshtatet nivelit të Aleancës.

Zyrtarët amerikanë thonë se zoti Rumsfeld do të kërkojë heqjen e kufizimeve të vendeve të ndryshme në ato që mund të bëjnë trupat e NATO-s dhe se ku mund të shkojnë ato, sidomos kur është fjala për rregullat e angazhimit.

Mes çështjeve të tjera, takimi i Berlinit pritet të rishikojë fondet e NATO-s dhe rëndësinë e ruajtjes së marrëdhënieve produktive me Ukrainën, siç u shprehën zyrtarët amerikanë.

Zyrtarët thonë se zoti Rumsfeld gjithashtu do t’i falënderojë aleatët e Shteteve të Bashkuar për ndihmën e tyre pas uraganit Katrina. //az//

XS
SM
MD
LG