Lidhje

Kosovë: trupat rezervë të Natos fillojnë stërvitje njëmujore


Zyrtarë të forcave paqëruajtëse në Kosovë, bënë të ditur se trupa rezervë të NATO-s do të fillojnë të zbarkojnë sot në Kosovë për një stërvitje një muajshe.

Rreth 200 trupa gjermane do t’u bashkohen trupave të KFOR-it për të kryer një stërvitje që sipas zyrtarëve të NATO-s është planifikuar shumë kohë më parë. Ky operacion që është pjesë e një stërvitjeje të mëhershme me emrin e koduar “Perpjekja e vendosur” do të zgjasë deri më 20 tetor.

Zyrtarët e KFOR-it thanë se kjo stërvitje nuk ka të bëjë me përgatitjet për bisedimet rreth sttausit të Kosovës të cilat pritet të fillojnë më vonë gjatë këtij viti.

Aktualisht në Kosovë shërbejnë 17 mijë e 500 trupa paqëruajtëse, ndërsa zyrtarët e NATO-s kanë pohuar se nuk do të ketë ndryshim të këtij numri të paktën gjatë dhjetë muajve të ardhshëm.

XS
SM
MD
LG