Lidhje

Autorë sulmesh vetëvrasëse goditën për ditën e dytë me radhë Bagdatin


Autorë sulmesh vetëvrasëse goditën për ditën e dytë me radhë në kryeqytetin e Irakut, duke vrarë të paktën 24 persona, shumica policë, një ditë pas valës së sulmeve që vrau të paktën 150 persona.

Shpërthimet e sotme u përqendruan kryesisht në lagjen jugore të Bagdadit, Doura. Ato u kryen menjëherë pas një videokasete, që u transmetua dje, në të cilën një person që mendohet të jetë udhëheqësi i al-Qaidës në Irak Abu Musab al-Zarqawi shpalli luftë të hapur kundër myslimanëve shiitë të vendit. Ministri irakian i mbrojtjes u betua gjatë një konference për shtyp se qeveria do të vazhdonte t’i luftonte kyrengritësit.

Askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmet e sotme, por grupi i Zarqawit mori përgjegjësinë për sulmet e djeshme duke thënë se ishin kryer në shenjë hakmarrjeje ndaj operacionit të ushtrisë irakiane dhe amerikane në qytetin Tal Afar.

XS
SM
MD
LG