Lidhje

OKB-ja u bën thirrje afganëve të marrin pjesë në votime


Kombet e Bashkuara u bënë thirrje afganëve që të sfidojnë kërcënimet me dhunë të kryengritësve talebanë dhe të votojnë në zgjedhjet e para të lira parlamentare që prej 30 vjetësh, të cilat do të zhvillohen nesër.

I dërguari i Kombeve të Bashkuara Jean Arnault tha sot në Kabul se ka besim se kryengritësit Talebanë nuk do të arrijnë t’i prishin zgjedhjet, pavarësisht nga thirrjet e tyre për t’i bojkotuar ata dhe kërcënimet se do të sulmojnë trupat e huaja.

Më shumë se 100 mijë ushtarë afgane, policë dhe forca sigurimi dhe 30 mijë trupa të huaja janë dislokuar për të mbrojtur 12 milion e gjysëm votuesit e regjistruar të vendit.

Zyrtarë të qeverisë njoftuan se forcat e sigurimit arrestuan 20 kryengritës të dyshuar, që po përpiqeshin të hidhnin në erë një digë të madhe në jug të Afganistanit. Mbrëmë tre policë u vranë pasi guerrilet talebane i zunë pritë patrullës së tyre afër kryeqytetit.

Nga një sulm tjetër, policia dhe kryengritësit u përplasën në autostradën kryesore Kabul-Kandahar, dhe shtatë kryengritës u vranë.

XS
SM
MD
LG