Lidhje

A do t'i kalojë çështja e Iranit Këshillit të Sigurimit?


Bordi qeverisës prej 35 vendesh anëtare i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore po zhvillon një takim në Vienë për t’iu përgjigjur shqetësimeve në rritje të vendeve perëndimore lidhur me ambiciet bërthamore të Iranit.

Diplomatët evropianë dhe ata amerikanë po e shfrytëzojnë takimin tre-ditor për të siguruar mbështetje për votimin që do të zhvillohet për t’ia referuar ose jo Iranin Këshillit të Sigurimit të OKB-së lidhur me akuzat për shkelje të Traktatit të Mospërhapjes së Armëve Bërthamore.

Zyrtarët amerikanë e akuzojnë qeverinë e Teheranit se po përpiqet fshehurazi për prodhimin e armëve bërthamore, akuza që ai i mohon. Evropianët i shtuan dyshimet muajin e kaluar, pasi bisedimet me Iranin ngecën dhe Teherani e rifilloi programin për pasurimin e uraniumit.

Irani ka paralajmëruar se do ta rifillojë veprimtarinë për pasurimin e uraniumit, në se Agjencia Ndërkombëtare e Armëve Bërthamore ja referon çështjen Kombeve të Bashkuara.

XS
SM
MD
LG