Lidhje

Udhëheqësit politikë gjermanë vazhdojnë përgatitjet e ethshme për të formuar koalicionin e ri qeveritar


Gjermania e gjen veten në një situatë politike delikate pas zgjedhjeve të përgjithshme të së djelës, pasi anjë parti nuk fitoi shumicën e nevojshme. Gjermania është tani përballë një periudhe disa ditore dhe ndoshta disa javore pasigurie, ndërkohë që dy partitë kryesore të vendit po përpiqen të gjejnë partnerë të mundshëm për të krijuar qeverinë.

Si Angela Merkel, udhëheqësja e opozitës Kristian Demokrate, ashtu dhe Kancelari Gerhard Schroeder i partisë Social Demokrate, thonë se kanë fituar mandatin për të udhëhequr qeverinë e ardhshme të Gjermanisë.

Rezultatet e para zyrtare tregojnë se Kristian Demokratët kanë firuar 35 përqind të votave dhe Social Demokratët 34 përqind. Kjo do të thotë se aleanca e zonjës Markel do të ketë 225 vende në Parlamentm ndërsa partia e zotit Schroeder 222 vende. Edhe në qoftë se zonja Merkel do të formonte koalicionin qeveriar me parterët tradicionalë të Kristian Demokratëve, Demokratët e Lirë pro biznesit, ajo nuk do të ketë shumicën e nevojshme për të qeverisur me efikasitet.

Zoti Schroeder do të kishte të njejtin problem, në qoftë se do t’i duhej të formonte një koalicion me parterët e tij tradicionalë, partinë e të gjelbërve. Kështu të dy udhëheqësit duhet tani të përpiqen të afrojnë parti të tjera. Por megjithëse zonja Merkel do të ketë shansin e para të krijojë qeverinë, Ministri Social-Demokrat i Ekonomisë, Wolfgang Clement këmbëngul se partia e tij do të hyjë në koalicion me Kristian Demokratët, në qoftë se zoti Schroeder do të mbetet kancelar. “Ne do të negociojmë me të tjerët, por Kancelari është Gerhard Schroeder dhe ne duam që ai të mbetet kancelar edhe në të ardhmen”.

Social Demokratët, që ishin 20 përqind pas Kristian Demokratëve gjatë anketave në fillim të fushatës, thonë se ata janë fituesit e përtetë të zgjehdjeve, por një gazetë gjermane e përshkroi situatën si një luftë për pushtet mes dy të humburve që pretendojnë se kanë fituar.

Ndërkohë që partitë janë mbledhur për të diskutuar mbi koalicionet e mundëshme, askush nuk është në gjendje të përcaktojë se cila do të jetë qeveria e ardhëshme. Noah So, një këngëtare e pop-it në Berlin, tha se asnjeri nuk kishte mundur të parashikonte një kaos të tillë politik. “Për mendimin tim, askush nuk është në gjendje të thotë tani se kush do ta krijojë koalicionin. Kjo mbetet ende misterioze”. Por në qoftë se zonjusha Po dhe gjermanë të tjerë presin se çfarë do të dalë nga negociatat, investitorët reaguan ngdaj kësaj pasigurie politike duke derdhur eurot e tyrenë tregjet botërore.

Çmimet e aksioneve në bursën e Frankfurtit po ashtu ranë në shkëmbimet e paraditës. John Ryan, profesor në shkollën e Biznesit Evropian në Londër, thotë se rezultatet kaq të diskutueshme të zgjedhjeve do ta dëmtojnë ekonominë gjermane. “Pesë milionë gjermanë të papunë nuk dotë jenë të kënaqur me këtë rezultat, pjesërisht për faktin se ai do të pasohet me një ngecje ekonomike dhe unë parashikoj vazhdimin e trasferimit të vendeve të punës në vende të tjera të botës”.

Në selinë e Bashkimit Evropian në Bruksel, ekziston frika se gjendja e paqartë politike në vendim më të madh të Bashkimit do të pengojë përpjekjet për nxjerrjen nga ngecja të ekonomisë evropiane. Parlamenti i ri gjerman do të bëjë betimin më 18 tetor. Por në qoftë se nuk krijohet ndonjë koalicion para kësaj date, në Gjermani mund të zhvillohen zgjedhje të reja.

XS
SM
MD
LG