Lidhje

Serbi i Bosnjës Sredoje Lukiç thekson pafajësinë ndaj akuzave për krime


Një serb i Bosnjës i akuzuar për krime kundër njerëzimit gjatë konfliktit të viteve ’90, ka theksuar se është i pafajshëm. Sredoje Lukiç e paraqiti sot përgjigjen e tij ndaj akuzave të ngritura nga Gjykata e Kombeve të Bashkuara për krime lufte në Hagë.

Zoti Lukiç, i cili u akuzua fillimisht në vitin 1998, iu dorëzua autoriteteve në Republikën serbe të Bosnje-Hercegovinës javën e kaluar. Ai ndeshet me akuza për akte çnjerëzore kundër popullsisë jo-serbe, si dhe për përndjekje fetare dhe krime kundër njerëzimit.

Sredoje Lukiç dhe kushëriri i tij, Milan Lukiç, akuzohen se ishin anëtarë të një grupi paraushtarak që vrau, torturoi dhe terrorizoi muslimanët gjatë konfliktit të viteve ’90 në Bosnje-Hercegovinë. Milan Lukiç u arrestua në Argjentinë muajin e kaluar dhe po pret ekstradimin.

XS
SM
MD
LG