Lidhje

Uragani Rita fuqizohet më tej në kategorinë 5


Uragani Rita është fuqizuar në një stuhi të katagorisë 5, duke i detyruar autoritetet të urdhërojnë evakuimin e më shumë se 1 milionë njerëzve ndërsa drejtohet nga bregdeti e Teksasit në Gjirin e Meksikës.

Qendra Kombëtare Amerikane për uraganët thotë se uragani Rita me erëra mbi 260 kilometra në orë po zhvendoset drejt perëndimit në Gjirin e Meksikës. Pritet që Rita të godasë bregdetin e Teksasit të premten në mbrëmje ose të shtunën në mëngjes.

Evakuime të detyrueshme kanë filluar tashmë në Nju Orleans, i cili para pak kohësh u shkatërrua nga uragani Katrina dhe në qytetin me nivel të ulët Galveston të Teksasit, i cili pothuajse u shkatërrua plotësisht nga një uragan në vitin 1900.

Presidenti Bush shpalli dje gjendjen e jashtëzakonshme në shtetet Teksas dhe Luiziana, duke siguruar fonde federale për operacione ndihmash shtetërore dhe lokale dhe gjithashtu e autorizoi Agjencinë Federale të Emergjencave për të koordinuar përpjekjet e ndihmave në rast katastrofe.

Shefi i kësaj agjencie tha dje në një konferencë shtypi se furnizimet me ujë, akull dhe ushqime janë tashmë në gadishmëri.

XS
SM
MD
LG