Lidhje

Ish-kryeministri çek do të japë dorëheqjen nga posti i kryetarit të partisë së tij


Ish-Kryeministri çek Stanislav Gross tha se po jep dorëheqjen nga posti i kryetarit të Partisë Social Demokrate dhe do të largohet nga politika, me qëllim që të përmirësojë shanset e partisë së tij për zgjedhjet e ardhshme.

Zoti Gross e bëri të ditur vendimin sot gjatë një takimi të partisë së tij në Pragë. Në krye të partië u emërua ministri i financave Bahuslav Sobotka.

Në muajin prill, zoti Gross dha dorëheqjen si kryeministër, duke i dhënë fund një krize politike tremujore që u shkaktua nga një debat se ku i kishte gjetur fondet për blerjen e një apartamenti luksoz në Pragë, 6 vjet më parë. Ai ka mohuar se ka kryer ndonjë shkelje ligjore.

Ai u zëvendësua nga Kryeministri Jiri Paroubek, në krye të qeverisë të formuar nga një koalicion tri partiak.

XS
SM
MD
LG