Lidhje

Uashington: Protesta kundër luftës në Irak


Mijëra demonstrues janë mbledhur sot këtu në Uashington për të protestuar kundër luftës në Irak.

Folës të ndryshëm që po e marrin fjalë para njerëzve të mbledhur në afërsi të Shtëpisë së Bardhë, thonë se lufta nuk është e drejtë dhe bëjnë thirrje për tërheqjen e menjëhershme të trupave nga Iraku.

Një prej folësve ishte Cindy Sheehan, nëna e ushtarit amerikan të vrarë në Irak që tërhoqi vëmendjen e mbarë vendit për kritikat e saj ndaj Presidentit Bush. Ajo tha se administrata e Presidentit Bush ka dalë jashtë kontrollit dhe po kryen akte kriminale, duke shtuar se asnjë ushtar tjetër amerikan nuk ka pse të humabsë jetën në Irak.

Folës të tjerë, mes të cilëve edhe udhëheqësi i të drejtave civile, Xhesi Xhekson, kritikuan përgjigjen e ngadaltë të adminsitratës ndaj dëmeve të uraganit Katrina.

Protesta do të vazhdojë gjatë gjithë ditës, dhe do të përfundojë me një marshim dhe koncert në mbrëmje.

Po sot në Uashington, po zhvillohen edhe protesta të tjera, nga ata që janë pro luftës në Irak.

Anketat e opinionit publik në Amerikë tregojnë për një shtim të pakënaqësisë ndaj luftës në Irak. Presidenti Bush ka thënë se tërheqja para kohe do ta bënte botën më të rrezikshme.

XS
SM
MD
LG