Lidhje

Irani hedh poshtë rezolutën ndërkombëtare për programin e tij bërthamor


Irani tha se rezoluta ndërkombëtare për programin e tij bërthamor ka motive politike dhe është e paligjshme, por nuk vendosi për negociatat e ardhshme me perëndimin. Duke folur të dielën në Teheran, ministri i jashtëm Manoucher Motaki e quajti rezolutën e Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike një skenar të paracaktuar nga Shtetet e Bashkuara.

Rezoluta e Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike e cila u miratua të shtunën në Vienë e akuzon Teheranin për shkelje të Traktatit për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore duke mos arritur t’i përmbahet marrëveshjeve për standartet ndërkombëtare bërthamore të sigurisë. Rezoluta e lë të hapur mundësinë e referimit të Iranit në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për sanksione të mundshme në rast se ai nuk bashkpunon plotësisht me inspektorët e Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike.

Uashingtoni e akuzon Teheranin se po përdor programin e tij bërthamor si mbulesë për përpjekjet për të prodhuar një armë atomike. Ndërsa Teherani thotë se programi i tij synon të prodhojë energji elektrike.

XS
SM
MD
LG