Lidhje

Për pacientët e zemrës një aparaturë që kuron pa nevojën e operacionit


Për pacientët që vuajnë nga zemra, ankthi i sëmundjes shtohet edhe më shumë nga frika sesi do të shkojnë operacionet e mundshme. Por tani të paktën në disa raste kjo mund të shmanget me një mjekim të ri që nuk përdor kirurgjinë. Bëhet fjalë për një aparaturë që rregullon pulsin. Ndërkohë robotët kanë filluar të bëhen të dobishëm në gjithnjë e më tepër fusha. Tani ata kanë filluar të punësohen, nëse mund të shprehemi kështu, në spitale në mbarë Shtetet e Bashkuara, ku po përdoren për të ndihmuar në operacione. Një spital në shtetin veriperendimor të Washingtonit por i përdor robotët për kirurgjinë gjinekologjike.

Kur muskuli i zemrës nuk furnizohet me gjak të mjaftueshëm, shkaktare janë zakonisht një ose më shumë arterie të bllokuara të zemrës. Nëse nuk mjekohet, kjo mund shkaktojë infarkt. Mënyra e mjekimit mund të jetë nga ilaçet deri tek kirurgjia. Por tani ka një teknologji të re EECP, një aparat një rregullon pulsin nga jashtë dhe që mund të përdoret së bashku me llojet e tjera të mjekimit. Kjo lloj aparature është si mbështjellëse që fryhet fillimish në kyçet e këmbëve, pastaj tek kofshët dhe pastaj në të ndenjura kur zemra është duke pushuar. Kjo copë mbështjellëse shfryhet para se zemra të mblidhet dhe bën që të ulë rezistencën në aortë ku zemra duhet ta shpërndajë gjakun.

Shtimi i rrjedhës së gjakut në zemër siguron sasinë e oksigjenit për të cilën ka nevojë zemra. Procedura shkakton gjithashtu prodhimin e disa hormoneve natyrore që stimulojnë rritjen e enëve të gjakut dhe zgjerimin e tyre në mënyrë që në muskulin e zemrës të rrjedhë më shumë gjak.

“Kjo procedurë të lejon të qetësohesh dhe ta lësh atë të bëjë punën e vet.”

Pacientët i nënshtrohen procedurës për një orë në ditë për shtatë javë rresht nga një orë çdo ditë. Pjesa më e madhe e tyre u kthehen jetës aktive dhe shumë prej tyre i ndiejnë rezultatet para përfundimit të procedurës.

“Ndjehem shumë mirë. Faktikisht, pas javës së parë unë kisha më shumë energji.”

Kardiologu amerikan Jay Chappell thotë se pacientët e tij përmirësohen shumë pas kësaj procedure.

“Kjo është terapia më e çuditshme që unë kam bërë ndonjëherë. Dhe gjëja më çuditshme është se funksionon shumë mirë.”

Po rreziqet?

“Kjo procedurë nuk ka asnjë rrezik”, thotë kardiologu.

Studimet rreth kësaj procedurë vazhdojnë ende, por deri tani, kjo terapi është mjaft e sukseshme.

Robotët, ndihmësit e rinj të kirurgëve

Gjithnjë e më shumë spitale në mbarë Shtetet e Bashkuara po përdorin robotët për të ndihmuar në operacione. Një spital në shtetin veriperendimor të Washingtonit por përdor tani robotët për kirurgjinë gjenekologjike.

Operacioni është një përvojë që shkakton ankth tek pacientët. Ndihma e një roboti në operacion mund ta shtojë edhe më shumë frikën e pacientit – veçanërisht tani që robotët lejohen të kryejnë rol në detyrën delikate të operacioneve gjinekologjike. Por specialistët thonë se operacioni robotik është i sigurtë.

Krahu robotik ka rreze më të gjerë veprimi sesa dora e njeriut dhe mund të shkojë aty ku kjo e fundit nuk mundet.

Kirurgjia robotike krijon mundësinë e prerjeve të vogla kështu që edhe plagët janë të vogla. Pacientët nuk kanë pse të shqetësohen pasi mjekët kanë gjithçka nën kontroll. Roboti është thjesht një ndihmës për kirurgun John Lenihan.

“Roboti nuk kryen operacionin, atë e kryen kirurgu që është në kontroll të gjithçkaje. Roboti thjesht mban instrumentat. Dhe me thënë të drejtën roboti mund ti mbajë ato në mënyrë më të qëndrueshme sesa kirurgu”, thotë doktori Lenihan.

Betsy McGuire-Robinson sapo ka kryer një operacion robotik dhe nuk është e shqetësuar.

“Mjeku është aty dhe të gjitha veprimet bëhen nën kontrollin e tij. Roboti nuk rezikon asgjë”, thotë ajo.

Ka shpresa se një ditë kirurgjia robotike do të përpunohet aq sa të mund të hyjë edhe në operacionet e trurit.

XS
SM
MD
LG