Lidhje

Fatos Nano kthehet në Partinë Socialiste në funksion këshillimor


Në Shqipëri ish kryetari i partisë socialiste Fatos Nano do të drejtojë bordin këshillimor pranë kësaj partie, një strukturë e re krijimi i së cilës ishte përcaktuar në vendimet e kongresit e mbajtur përpara zgjedhjeve. Sipas seketrait të përgjithshëm Gramoz Ruci, kjo strukturë do të mbledhë figurat kryesore të partisë socialiste dhe do të ndihmojë në hartimin e platformave apo marrjen e vendimeve politike të kësaj force politike.

Ish-drejtuesi i Partisë Socialiste për 15 vjet që nga krijimi i saj, figura me të cilën janë të lidhura dështimet dhe sukseset e së majtës, Fatos Nano, do të jetë sërish pranë partisë së tij. Këtë herë nuk bëhet fjalë për një rikthim sic ka ndodhur në të shkuarën, por ngjan më tepër me një prani simbolike. Siç njoftoi sot sekretari i pergjithshem Gramoz Ruci në përfundim të një takimi me drejtuesit e degëve, ish kryetari Nano do te drejtojë bordin apo komitetin këshillimor, një strukturë e re, ngritja e së cilës u vendos përpara zgjedhjeve të 3 korrikut: "Grupi i punës e njeh me vendkëtë plotësim që I është bërë statutit të partisë dhe ka fiksuar që drejtuesi I këtij komiteti pranë kryesisë së partisë pranë komitetit të Përgjithshëm drejtues të drejtohet nga kryetari i parë i partisë. Partia socialiste ka patur një kryetar në këto 15 vjet që quhet Fatos Nano".

Sipas zotit Ruci ky organizëm i ri do të shërbejë për të ndihmuar strukturat drejtuese të partisë në veporimtarinë dhe strategjitë e tyre politike: "Eshtë një forum që mbledh vlerat, mendjen që këshillon për platformat politike, veprimet politike dhe vendimarrjen politike të strukturave të partisë, kryesi, grup parlamentar, Komitet të Përgjithshëm Drejtues. I filtron, i shqyrton dhe këshillon cfarë duhet bërë."

Partia socialiste, e dalë e humbur pas zgjedhjeve të 3 korrikut është përfshirë në një process ristrukturimi ku pika kulmore do të jetë zgjedhja e kryetarit të ri të partisë. Në situatën e krijuar ku ende mbizotëron kaosi dhe paqartësia, ka ende shumë persona që e shohin me dyshim praninë e zotit Nano, duke e konsideruar atë si një përpjekje që ai të ruajë influencat e tij brenda partisë. Aq më tepër që ditët e fundit ish kryetari është parë mjaft aktiv në takime me eksponentë socialist, takime që kanë patur në qendër të bisedave pikërisht garën për kreun e partisë socialiste.

Deri më tani i vetmi kandidat i shpallur është kryetari i Bashkisë së Tiranës Edi Rama, ambiciet e të cilit duket qartë se zoti Nano dëshiron t'i pengojë. Pavarësisht se nuk e ka pranuar dhe i ka konsideruar spekullime mediatike, zërat për një përfshirje të mundshme të ish presidntit Rexhep Mejdani po bëhen gjithnjë e më të fortë dhe cuditërsiht takimet e tij të tre ditëve të fundit janë fiksuar gjithnjë nga mediat e këtushme.

XS
SM
MD
LG