Lidhje

Poloni: Përpjekje për formimin e një koalicioni të qendrës së djathtë


Partitë kryesore të qendrës së djathtë në Poloni thonë se do të përpiqen të formojnë një koalicion qeveritar brenda pak javësh pas fitores së tyre të qartë në zgjedhjet legjislative të së djelës. Partia konservatore për Ligj dhe Drejtësi Drejtësi që mbështet Kazimier Markin- Kieviçin, i cili pritet të jetë kryeministri i ri dhe partia Platforma Civile thanë se kanë në plan të fillojnë bisedimet për koalicion këtë javë.

Partia Ligj dhe Drejtësi emëroi zotin Markin-Kieviç, ekspertin e lartë të ekonomisë si kreun e qeverisë të martën. Udhëheqësit e partisë thanë se ai është udhëheqësi më i kualifikuar për të zgjidhur problemet ekonomike të Polonisë. Presidenti Aleksander Kvashnievski duhet të miratojë kandidaturën.

Ndërkohë kryeministri që po largohet, Marek Belka u takua me nënpresidentin Richard Cheney në Shtëpinë e Bardhë sot gjatë një vizite lamtumire në Washington. Polonia mori pjesë në pushtimin amerikan të Irakut dy vjet më parë.

XS
SM
MD
LG