Lidhje

Iraq: Ushtria amerikane vret 8 kryengritës


Ushtria amerikane tha se forcat e saj në Irakun Perëndimor vranë të paktën tetë kryengritës në një operacion në rajonin afër kufirit me Sirinë.

Rreth një mijë trupa amerikane filluan të shtunën një fushatë në fshatit kufitar Sadah dhe përreth tij në përpjekje për të dëbuar kryengritësit nga ajo zonë.

Agjencitë perëndimore të lajmeve citojnë banorët të kenë thënë se operacioni dukej se do të shtrihej të djelën në disa qytete të tjera afër.

Në Bagdad, kryengritësit qëlluan me mortaja kundër Ministrisë së Brendshme. Nuk pati njoftime për të vrarë. Ky sulm ndodh një ditë pasi i vëllai i Ministrit të Brendshëm, Bayan Jabor, u rrëmbye pranë qytetit Sadër.

Ndërkohë, ushtria amerikane bëri të ditur se një 60-vjeçar irakian i cili i sëmur në burgun Abu Graib vdiq nga një goditje në zemër ndërsa ishte në operacion. //az//

XS
SM
MD
LG