Lidhje

Papa Benedikt bën thirrje për një rol më të rëndësishëm të besimit fetar në jetën publike


Benedikti XVI po drejton ngjarjen kryesore të Vatikanit ku ai merr pjesë - një mbledhje trejavore e më shumë se 250 krepeshkopëve nga mbarë bota.

Në meshën e hapjes së sinodit, Papa bëri thirrje që besimi fetar të luajë një rol më të rëndësishëm në jetën publike.

Tema zyrtare përqenderohet tek një diskutim mbi kungimin. Katolikët besojnë se buka dhe vera që merren gjatë meshës, janë trupi dhe gjaku i Krishtit. Kryepeshkopët pritet të diskutojnë nëse katolikët që përkrahin të drejtën për abord, mund të kungohen.

Ndër temat e tjera është rënia e numrit të besimtarëve në ndjekjen e meshave në disa vende, si dhe nevojat për klerikë.

Klerikë të lartë nga rreth 118 vende u mblodhën në qytetin e Vatikanit, por katër kryepeshkopë kinezë nuk janë lejuar nga autoritetet e atjeshme të marrin pjesë. Zyrtarë kinezë thanë se gjendja shëndetësore e kryepeshkopëve nuk i lejon të udhëtojnë. //az//

XS
SM
MD
LG