Lidhje

Vatikan: Lumnohet Kardinali gjerman, kundërshtar i politikave të Hitlerit


Kisha katolike lumnoi një kardinal gjerman, i cili deononcoi mizorite e kryera nga nazistet gjermanë dhe politikat e Adolf Hitlerit ne kulmin pushtetit të tij në vitet ’40. Procesi i shenjtërimit të Kardinalit Clemens August von Galen hyri filloi sot me një ceremoni në Vatikan.

Në vitin 1941, në atë kohë Peshkopi von Galen përdori kishën e tij për të folur hapur kundër regjimit të Hitlerit. Ai u bë kardinal në vitin 1946, por vdiq pas një muaji.

Të dielën, në Katedralen e Shën Pjetrit në Romë, Papa Benedikti e vlerësoi lart kardnalin von Galen për denoncimin e nazizimit dhe për mbrojtjen e lirisë fetare, për mbrojtjene hebrejve dhe individëve të tjerë, të cilët regjimi nazist u përpoq t’i eliminonte.

XS
SM
MD
LG