Lidhje

Presidenti Bush: Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë ndihma në Pakistan


Presidenti Bush tha se Shtetet e Bashkuara po dërgojnë para, paisje dhe tetë helikopterë në Pakistan për të ndihmuar në përpjekjet e kërkimit dhe shpëtimit pas tërmetit.

Presidenti foli para gazetarëve sot në Shtëpinë e Bardhë pas një bisede telefonike me presidentin pakistanez Pervez Musharraf dhe një mbledhjeje me diplomatë pakistanezë. Presidenti Bush dha ngushëllimet e tij më të thella dhe tha se Shtetet e Bashkuara duan të ndihmojnë në çdo mënyrë që do të jetë e mundur.

Ai tha se helikopterët po dërgohen meqenëse Pakistani kishte shprehur shqetësim në lidhje me mungesën e mjeteve ajrore në zonat e goditura më rëndë nga tërmeti. Ushtria amerikane planifikon gjithashtu të dërgojë aeroplanë me batanije, tenda, çarçafë dhe ujë të pijshëm.

Presidenti Bush e konsideron Pakistanin si aleatin kryesor në luftën e kryesuar nga Shtetet e Bashkuara kundër terrorizmit. Pakistani ishte një prej shumë vendeve që i ofroi ndihmë Shteteve të Bashkuara për uraganin Katrina.// lk

XS
SM
MD
LG