Lidhje

Të enjten shpallet Çmimi Nobel për Letërsinë


Akademia suedeze do të bëjë të njohur të enjten fituesin e Çmimit Nobel në Letërsi, ndërsa anëtarët e këtij institucioni përballen me debate lidhur me fituesen e vitit të kaluar.

Akademia e njoftoi datën e shpalljes së çmimit të sivjetshëm sot, në të njëjtën ditë kur anëtari i akademisë Knut Ahnlund dha dorëheqjen pas kritikave lidhur me shkrimet e fitueses të vitit të kaluar të Çmimit Nobel për Letërsinë, Elfriede Jelinek. Shkrimet e saj dallohen për përshkrime të marrëdhënieve seksuale dhe konfliktit midis burrave dhe grave.

Zoti Ahnlund tha se dhenia e çmimit shkrimtares Jelinek dëmtoi ne menyre te pariparueshme reputacionin e Nobelit. Por drejtuesi i akademisë Horace Engdahl i hodhi poshtë kritikat dhe tha se zoti Ahnlund nuk kishte marrë pjesë në diskutimet për përcaktimin e çmimeve që nga viti 1996.

Dje, amerikani Thomas Schelling dhe izraelito-amerikani Robert Aumann u shpallën fitues të çmimit Nobel në Ekonomi.// lk

XS
SM
MD
LG