Lidhje

Gjykata e Hagës pezullon vendimin për të lejuar ish-kryeministrin e Kosovës të angazhohet në politikë


Gjykata e Hagës pezulloi vendimin për të lejuar ish-kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj të angazhohet në veprimtari politike gjatë lirimit të tij të përkohshëm.

Vendimi u apelua nga kryeprokurorja e Gjykatës, Karla del Ponte. Gjykatësit vendosën të mërkurën ta lejonin zotin Haradinaj që të merte pjesë në veprimtari politike, në se administratorët e Kombeve të Bashkuara në Kosovë miratojnë pjesëmarrjen e tij në raste të veçanta.

Zoti Haradinaj dha dorëheqjen nga posti i tij dhe u dorëzua në Gjykatën e Hagës në muajin mars pasi gjykata e paditi atë për krime lufte gjatë konfliktit në Kosovë në fund të viteve 90-të. Zoti Haradinaj ka këmbëngulur se veprimet e tij ishin në përputhje me ligjin ndërkombëtar.

XS
SM
MD
LG