Lidhje

Bllokohen 400 kg hashash në hapësirën detare mes Sarandes dhe Korfuzit


Policia e Sarandës bllokoi sot rreth 400 kg bime narkotike hashashi ne një mjet të vogël lundrimi i cili u gjet i braktisur në hapësirën detare mes Sarandes dhe Ishullit grek te Korfuzit. Burime zyrtare te policise se Sarandes thane se trafikantet kanë arritur t’i shpëtojnë arrestimit, ndersa dyshohet se sasia e narkotikeve kishte si destinacion Greqinë fqinjë.

Sipas policise operacioni ka vazhduar gjate oreve te vona te pas-mesnates deri ne oret e para te megnjesit nw zonen mes Ksamilit dhe Lagunes se Butrintit. Pas sinjaleve ne rruge operative policia e Sarandes tha se kishte ndermarre kontrollin e vijes bregdetare duke arritur te zbuloje me pas ,ne nje mjet te vogel lundrimi te braktisur ,sasine e narkotikeve, por pa mundur te arrestoje autoret.

Burimet policore thane se operacioni po vazhdon ne kryerjen e kontrolleve per personat e dyshuar ne kete veper penale. Ky eshte rasti i dyte ne pak dite ne kete hapesire detare ku policia zbulon mjete lundrimi qe dyshohet se transportojne lende narkotike drejt Greqise fqinje. Pak dite me pare edhe policia e Vlores ishte vene serish ne oepracione kontrolli pas bllokimit ne brigjet italiane te nje gomoneje me lende narkotike qe ishte transportuar nga Shqiperia.

Policia shqiptare dhe greke po hetojne informacionet qe trafikantet e te dy vendeve po bashkepunojne per te transportuar drejt Greqise sasite e narkotikeve qe jane kultivuar gjate kesaj vere ne Shqiperi. Burime policore i thane Zerit te Amerikes se dyshohet se trafikantet i fshehin mjetet e tyre te lundrimit me te cilat realizojne trafiqet ne disa ishuj te braktisur greke.

Per kete eshte kerkuar nga polica shqiptare edhe bashkepunimi me palen greke. Ministri i Brendshem Sokol Olldashi shprehu dje , gjate nje paraqitjeje ne Tirane te disa drejtuesve te rinj te policise, nevojen e luftimit me fort te kultivimit te narkotikeve dhe pastrimit te radheve te policise nga personat e inkriminuar.

XS
SM
MD
LG