Lidhje

Pakistan: Shirat e rrëmbyer dhe temperaturat e ulëta po pengojnë operacionet e ndihmave


Shirat e rrëmbyer dhe temperaturat e ulëta bënë që të anulohen të gjitha operacionet e ndihmave ne Kashmirin pakistanez, duke i lënë të mbijetuarit e pastrehë të tërmetit në pritje të ndihmave tepër të nevojshme.

Zyrtarët ushtarakë thonë se moti i keq mundet të shkaktojë viktima të tjera mes të pastrehëve, të cilët tani do të përballen me dimrin e gjatë të Himalajeve. Një zëdhënës i ushtrisë tha se numri i të vdekurve nga tërmeti në Pakistan ka arritur në 39 422 vetë, ndërsa numri i të plagosurve është rreth 65 mijë vetë.

Më parë fluturimet u pezulluan, pasi një helikopter u rrëzua gjatë operacioneve të shpëtimit dhe të shpërndarjes së ndihmave për viktimat e tërmetit në rajonet e thella, ku nuk mund të shkohet me asnjë lloj mjeti tjetër. I gjithë ekuipazhi prej 6 ushtarësh mbeti i vrarë në aksident. Avionët për shpërndarjen e ndihmave u pezulluan edhe në anën indiane të kufirit, në rajonin e Himalajave. Tërmeti i javës së kaluar la të vrarë edhe 1 mijë e 400 indianë.

XS
SM
MD
LG