Lidhje

Afganistan: Akuza për mashtrime gjatë zgjedhjeve legjislative


Zyrtarë afganë të zgjedhjeve thanë se kanë hequr nga puna rreth 50 punonjës që dyshohen për mashtrime gjatë zgjedhjeve legjislative të muajit të kaluar.

Shefi i operacioneve të komisionit të përbashkët të Kombeve të Bashkuara dhe Afganistanit për zgjedhjet, Richard Atwood, tha se më shumë se 650 kuti votimi janë hequr nga procesi i numërimit për shkak të dyshimeve se ishin manipuluar. Megjithatë, zoti Atwood vendosi të bëhej rinumërimi, duke thënë se manipulimet nuk kishin ndodhur në shkallë të gjerë dhe nuk ndikonin në integritetin e zgjedhjeve.

Akuzat për parregullsi në numërimet e votave të 18 shtatorit nxitën demostrata në të gjithë vendin. Ndërkohë, avokatët e të drejtave të njeriut, paralajmëruan se shumë prej kandidatëve që kishin fituar kishin lidhje me grupe të armatosura, dhe se të paktën dy ish anëtarë të Talebanit ishin zgjedhur për në parlament.

XS
SM
MD
LG